Vrasje dhe vetëvrasje në Koliçan

Vrasje dhe vetëvrasje në Koliçan

Vrasje e më pas vetëvrasje ka ndodhur në afërsi të fshatit Koliçan të poshtëm. Në vendin e quajtur Llokva, policia ka gjetur dy persona të pajetë në makinën e tipit “Rover”. Njëri nga viktimat është një 28 vjeçar nga Kërçova të cilin familja e kishte lajmëruar në polici si të zhdukur, kurse personi tjetër ende nuk është identifikuar. Jo zyrtarisht mësohet se shkaku i vrasjes së njëri prej tyre ka qenë një zënkë për dru. Pas vrasjes së shokut të tij, personi tjetër e ka vrarë edhe veten.

Dje rreth orës 19:00 në Shkup, në rrugën lokale Draçevë-Koliçan i poshtëm në vendin e quajtur Llokva, është gjetur në makinë e tipit PMV Rover 75 me targa të Ohrit. Në të janë gjetur dy persona të vdekur me plagë në kokë nga armë zjarri. Prokurori publik dhe ekipet e SPB-Shkup kanë bërë hetim në vendngjarje dhe kanë gjetur armë e cila është dërguar në ekspertizë. Një person është identifikuar si Svetisllav. R, 28 vjeçar nga Kërçova”, tha Liza Bendevska, MPB.

Policia dhe prokurori publik po hetojnë motivet dhe rrethanat e kësaj tragjedie. Trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në institutin e mjekësisë ligjore . Në vendin ku ka ndodhur ngjarja sot mbizotëronte heshtje e plotë. Vetëm gjurmët mes barit të tharë ku ka kaluar makina dëshmojnë se në këtë vend ka ndodhur krim i rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *