Vritet nga policia izraelite një palestinez në Jerusalemin Lindor

Vritet nga policia izraelite një palestinez në Jerusalemin Lindor

Theksohet se policia izraelite ka vrarë një palestinez në Jerusalemin Lindor duke pretenduar se “ka tentuar të sulmojë me thikë”, raporton Anadolu Agency.

Njëri nga zëdhënësit e policisë izraelite, Micky Rosenfeld në deklaratën e tij me shkrim theksoi se: “Në afërsi të derës me luan (e xhamisë Al-Aksa) është bërë një përpjekje sulmi me thikë. Pas mundimit të një sulmi me thikë sulmuesi u vra në skenën e aksidentit. Skena u mbyll nga ana e policisë”.

Tensionet nisën në fillim të gushtit kur banorët hebrenj dogjën shtëpinë e një familjeje palestineze në Nablus, më pas tensionet vazhduan të rriten me bastisjet në xhaminë Al-Aksa. Në kohët e fundit ka arritur përmasa serioze me demonstratat e palestinezëve në qytetet e Jerusalemit Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza. Me ngjarjen e fundit numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit është rritur në 25, ndërsa janë vrarë 4 izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *