VUÇIQ TREGON ARSYEN E MOSSHKUARJES NË ELBASAN

VUÇIQ TREGON ARSYEN E MOSSHKUARJES NË ELBASAN

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpalosur arsyet e mosshkuarjes në Elbasan për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Kryeministri serb ka thënë se vendimi i tij për të mos shkuar në Shqipëri nuk është marrë për shkaqe sigurie, ngase kjo sipas tij nuk i intereson dhe ka saktësuar se në rast se një kryeministër i një shteti shkon në një vend duhet të plotësohen të kushte të caktuara, e që në këtë rast nuk janë plotësuar, raporton rtklive.com. “Që kryeministri i Serbisë të shkojë diku duhet të plotësohen disa kushte. Më intereson nëse dikush do ta respektojë Serbinë. Nuk kam marrë garanci se atje nuk do të jenë njerëzit për të cilët kam folur. Nuk kam shkuar, ngase Serbia do të ishte e poshtëruar”, ka theksuar Vuçiq, për të cilin duket se prania e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në stadium ka qenë e papërballueshme. Vuçiq tutje ka thënë se dëshiron t’i mirëkuptojë shqiptarët, ngase ata kanë dashur të paraqesin një imazh sa më të mirë dhe jo një incident të tillë me sulmin e autobusit të përfaqësueses së Serbisë me gurë, por sipas tij nuk mund të arsyetohet veprimi jodiplomatik i ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, i cili refuzoi ta pranojë notën e protestës nga ministria e jashtme e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *