Xhaferi: Ligji për “bombat” do të vlejë për materialet e pa publikuara

Xhaferi: Ligji për “bombat” do të vlejë për materialet e pa publikuara

“Materialet tani më të publikuara nga bisedat e përgjuara nuk janë në dyshim. Ligj për bombat ka të bëj me materialet e pa publikuara. Teksti i Ligjit mund çdo kush ta interpretoj si të doje, por e sjellë ligjvënësi”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, si propozues i parë i vendimit ligjor i cili ndalon çfarëdo lloj përdorimi të bisedave të përgjuara.

Në pyetjen se nëse ligji i ardhshëm parashikon detyrim për mediumet që të largojnë përmbajtjet tani më të publikuara, Xhaferi tha se kjo do të jetë obligim moral i mediumeve dhe ngelet në etikën e gazetarëve.

Xhaferi i ka mohuar pohimet se ligji është sjellë me qëllim që të minohen bisedimet.

“Nuk mund ta di se çfarë mendon opozita. Ideja ishte që më 6 tetor ligji të futet në procedurë kuvendore, për arsye se kishim paralajmërime se bisedimet për kodin zgjedhor po lëvizin në drejtim të mirë, kishim paralajmërime se deri në fund të ditës do të arrihet marrëveshja për pakon zgjedhore. Për këtë u lëshua ligji, jo me ndonjë ide tjetër”, deklaroi Xhaferi, transmeton SHENJA.

Xhaferi tha se deri më 20 tetor ky ligj mund të pësoj ndryshime dhe se palët, nëse nuk dakordohen do ta kthej të njëjtin në procedurë kuvendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *