Xhamia e fshatit Rimnicë fiton minare të re,

Xhamia e fshatit Rimnicë fiton minare të re,

Me një ceremoni solemne u bë inagurimi i punimeve në Xhaminë e f.Rimnicë të Rekës së Epërme, me çka është ndërtuar minarja e re e kësaj Xhamie, financiarisht mbështetur nga Hasan Ameti një biznesmen gostivaras me prejardhje nga Reka.

Xhamia ne f.Rimnicë të Rekës së Epërme është ndërtuar nga Vildan Faik Dibra në vitin 1888. E njëjta disa herë është meremetuar nga fshatarët dhe qëndron sot e kësaj dite si simbol i qendrës së atdhetarizmit, besimit dhe shenjë e së kaluarës dhe të tashmes për banorët e Rimnicës dhe Rekës së Epërme.

20151004_105824

Me një ceremoni fetare, ku të pranishëm ishin Muftiu I Gostivarit me hoxhollarë të tjerë, kryetari i komunës Nevzat Bejta dhe shumë banorë tjerë të fshatit, pas faljes së namazit të drekës u shtrua një sofër në nder të  ndërtimit të minares së re të xhamisë dhe renovimeve të bëra së fundmi.

Hasan Ameti investitori i minarës së xhamisë, poashtu edhe një ndër humanistët më të mëdhenj në qytetin e Gostivarit, thotë se është një kënaqësi e madhe që pati mundësinë e investimit të një monumenti fetar dhe historik I cili do të jetë simbol I ekzistences dhe tradicionalizmit fetar në këto anë.20151004_140715

Muftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu i pranishëm në ceremoni tha se humaniteti i Ametit dëshmon mbi të gjtiha dashurinë dhe kujdesin ndaj vendlindjes, duke u bërë simbol i mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave fetare dhe kombëtare. Ai poashtu foli edhe për rëndësinë e ekzistimit të monumenteve fetare kombëtare në një zonë që tashmë nuk është shumë e banuëshme për shkak të shpërnguljes së popullsisë në zona më rurale.

I ftuar në ceremoni ishte edhe kryetari I Komunës Nevzat Bejta. Ai vlerësoi lartë gjestin dhe investimin human të banorëve të Rimnicës të cilët me cdo kush duan të ruajnë vlerat dhe traditën e banorëve të kësaj ane.

Reka e Epërme është një rajon i malësisë së Gostivarit, rajon I cili dikur numërontë 28 fshatra, kurse sot nga shpërngulja e popullsisë nëpër qytete, kryesisht në Gostivar dhe Dibër shumë prej tyre janë të zhdukura.

/M.R. TV GLOBI

20151004_105814

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *