Xhamia e vjetër e fshatit Raven do t’i kthehet formës autentike

Xhamia e vjetër e fshatit Raven do t’i kthehet formës autentike

Këto ditë filloi faza e parë e punimeve në Xhaminë e vjetër të fshatit Raven. Në këtë fazë punohet për forcimin e bazamentit dhe mureve të Xhamisë. Zhvillimin e punimeve nga afër e ka ndjekur sot një delegacion nga Instituti Nacional – Qendra për Konservim në Gostivar.

Duke u bazuar në burimet gojore dhe në formën e thjeshtë të saj, supozojmë që xhamia është ndërtuar diku rreth vitit 1830, në pjesën e parë të shekullit XIX. Duke u bazuar në të njëjtat burime, xhamia në fillim ka qenë e ndërtuar në formë të thjeshtë, me minaren prej druri dhe me çatinë prej kashte. Pamjen që sot ka xhamija, e ka fituar pas kryerjes së intervenimeve që janë bërë në periudha të ndryshme kohore. Konservatori Arian Rufati nga Qendra për Konservim në Gostivar, tha se kjo xhami nga viti 2015-të është vendosur në mbrojtje të trashigimisë kulturore.

pyh[uj'0

Rufati bën me dije se periudhën e ardhëshme Qendra për Konservim do të vazhdojë me fazat tjera, siç janë: vazhdimi i sanimit dhe injektimit të mureve të xhamisë, konzervimi dhe sanimi i çatisë, rregullimi i interierit dhe faza e fundit do të jetë rregullimi i oborrit. Sipas tij pas mbarimit të punimeve, kjo xhami do të jetë funksionale dhe do të mund të kryhen ritet fetare nga banorët e fshatit Raven, por njëkohësisht ajo do të jetë pjesë e trashigimisë kulturore për Gostivarin.

huy89p0

Xhamia e Ravenit gjendet në juglindje të fshatit. Pamjen që sot ka xhamija, e ka fituar pas kryerjes së intervenimeve që janë bërë në periudha të ndryshme kohore. Në vitin 1913, xhamia kaplohet nga zjarri në të cilën paraqitet nevoja që të intervenohet në çatinë prej kashte, duke e mbuluar atë me tjegulla, kurse në vitin 1975 ndërtohet minarja. Edhe pse xhamia ka pësuar ndryshime të shumta, duke intervenuar në pjesë të ndryshme të xhamisë forma origjinale e saj, dhe pjesa më e madhe e strukturës është e ruajtur. Kјо xhami ka funksionuar deri më vitin 2003, kur është ndërtuar xhamia e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *