You Tube do t’i lejojë reklamat edhe në video amatore

You Tube do t’i lejojë reklamat edhe në video amatore

YouTube vijon të jetë në mbështetje të reklamuesve. Platforma e Google ka bërë të ditur se komanda “Bli”, që aktualisht është e pranishme tek spotet, do të shfaqet dhe në videot e publikuara nga përdoruesit. Reklamuesit mund të bëjnë publicitet dhe tek amatorët.

Për ata që mendojnë se mund të pushtohen nga reklamat, ka një mënyrë shpëtimi, por që kushton 10 dollarë në muaj. Ky çmim abonimi për YouTube pa reklama do të vijë në tetor.

“Në dy vitet e fundit kemi zbuluar se në YouTube ka shumë video tutorial, të tipit “si ta bësh këtë apo atë”, video që njerëzit i shohin në kërkim të gjërave për të blerë”, thotë Diya Jolly, shefe e reklamimeve në këtë platformë.

Për këtë arsye, YouTube bëri të ditur se në vjeshtë do të testojë reklamat që shfaqen në video, dhe që kanë si qëllim të blejnë direkt produktet e treguara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *