Zaev e ka fituar rastin me biznesmenin nga Shtipi

Zaev e ka fituar rastin me biznesmenin nga Shtipi

Biznesmeni Miki Naumov, i cili para disa muajve ka pohuar se kryetari i Komunës së Strumicës dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i ka kërkuar mito, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Shtipit dhe do të duhet t’i paguaj dëmshpërblim 150.000 denarë, njofton Meta.

Naumov, kundër të cilit Zoran Zaev ka paraqitur akuzë, është shpallur për fajtor, sepse sipas Gjykatës, me shpifje e ka dëmtuar imazhin dhe nderin e kryetarit të LSDM-së.

Biznesmeni nga Shtipi Miki Naumov para disa muajve, në një deklaratë për disa mediume pro qeveritare, e ka akuzuar kryetarin e Strumicës se i ka kërkuar 39.000 euro që t’i jepet vend atraktiv në “Global”.

“Kjo është shpresë se ka të ardhme në gjyqësorin tonë. Më vjen mirë që ka pasur gjykim të shpejtë”, ka thënë Zaev në lidhje me rastin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *