Zaev: Problemet e Tetovës, jo më shumë se dy përmendore të ngritura në Shkup

Zaev: Problemet e Tetovës, jo më shumë se dy përmendore të ngritura në Shkup

Tetova me rrethinën, është një ndër rajonet më të mëdha në Maqedoni, menjëherë pas Shkupit, ndërkohë që Qendra sportive është lënë në e shkretë dhe akoma është e pranishme mungesa e ujit të pijshëm si dhe shkalla e lartë e ndotjes së ajrit, ka thënë drejtuesi i opozitës maqedonase, Zoran Zaev gjatë vizitës së të premtes në Tetovë.

“Këto janë probleme të mëdha dhe serioze, të cilët shtetit duhet t’i zgjidhë. Në përgjithësi, të gjithë këto probleme, përfshirë këtu edhe problemin e varrezave, duhet të zgjidhen shpejt. I përmendi veçmas sepse këto janë probleme që prekin secilin qytetar të Tetovës, pa dallim përkatësie fetare, kombëtare e politike. Zgjidhja e të gjithë këtyre problemeve kushton jo më shumë se 2 përmendore në Shkup, që janë pjesë e projektit ‘Shkupi 2014′”, ka thënë në Tetovë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *