Zaev: Sot përfundojnë bisedimet për kodin zgjedhor

Zaev: Sot përfundojnë bisedimet për kodin zgjedhor

Bisedimet rreth kodit zgjedhor do të përfundojnë sot ndërsa prej nesër pritet të hapet çështja për gjendjen nëpër mediumet dhe ndryshimet në RTVM, deklaroi mbrëmë lideri i LSDM-së në tribunën e mbajtur në Ohër në suazat e “Vizioni për Maqedoninë”.

“Në rend dite janë RTVM, AIM, por edhe Agjencia për shërbime audio dhe audio- vizuale. RTVM si servis publik është shumë i rëndësishëm sepse të gjithë paguajmë taksë të radio difuzionit dhe duhet të bëjmë medium të pavarur në çdo aspekt, edhe në atë kadrovik edhe në atë financiar. E njëjta ka të bëjë edhe me AIM dhe Agjencinë për shërbime audio dhe audio vizuale. Duhet t’i vendosim këto në themele të shëndoshë si korrigjues për secilin që e shfrytëzon këtë etër si e drejtë e çdo qytetari të Maqedonisë. Qëllimi është të përmirësohet pavarësia e mediumeve pa u përfshirë në politikën redaktuese ne si politikan” tha Zaev.

LSDM mbrëmë në tribunë në Ohër prezantoi shtyllën e parë të projektit “Vizioni për Maqedoninë”- Pushtetin e përgjegjshëm dhe kontrollin mbi pushtetin.

Projekti apo platforma “Vizioni për Maqedoninë” deklaruan mbrëmë nga LSDM duhet të shndërrohet në program politik, ku do të vendosen idetë e qytetarëve që do të kontribuojnë për një ardhmëri më të mirë për vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *