Nuk është e padëgjuar më parë, se kafeja para se të shkojmë në shtrat, mund të na mbajë zgjuar. Por, shkencëtarët që tani, e kanë zbuluar arsyen.
Mjaftojnë 200 miligram kafe – sasia e zakonshme, sa përmban një filxhan – e ngadalëson orën biologjike deri në atë masë, sa që e vë trurin në një zonë kohore pas.
Andaj, nuk është befasi se, kjo bën që për një kohë të gjatë, të humbë gjumi, transmeton Telegrafi. Poashtu, e bën më të vështirë, zgjimin të nesërmen.
Hulumtuesit në Shtete të Bashkuara dhe në Britani të Madhe, kërkojnë që të shmanget pirja e kafesë para kohës së gjumit.