Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve në “Arseni Jovkov”

Zbulohen autorët e helmimit të nxënësve në “Arseni Jovkov”

Janë zbuluar personat të cilat e kanë kryer sulmin me spërkatës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov”, ku si pasojë helmuan dhjetëra nxënës dhe profesorë. Në ndërkohë MPB kundër tyre ka ngritur padi penale për nxitje të rrezikut të përgjithshëm, njofton Alsat M.

Padi penale është ngritur kundër 20 vjeçarit N.XH. i cili e ka sjellë spërkatësin në shkollë, ndërkaq në veprën janë kyçur edhe 16 vjeçari A.T. nxënës në “Arseni Jovkov”, gjithashtu edhe ndaj 17 vjeçarit A.K.

Incidenti në shkollë ka ndodhur para dy ditëve, kur disa nxënës dhe profesorë kanë përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë me simptome të kollitjes dhe rrjedhje lot nga sytë. Motivi për sulmin ende nuk dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *