Zbulohet identiteti i zyrtarit të lartë nga aksioni policor “Sulmi”

Zbulohet identiteti i zyrtarit të lartë nga aksioni policor “Sulmi”

Identiteti i zyrtarit të lartë shtetërorë është, kryetari i Gjykatës Themelore të Kumanovës, Musa Sulejmani, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Përpos tij, 30 ditë paraburgim iu është shqiptuar edhe 6 personave tjerë, që janë në mesin e të akuzuarve.

Musa Sulejmani

Televizioni Telma e ka publikuar një video, ku shihet se kryetari i Gjykatës Themelore të Kumanovës, vetëm para një seance është ankuar para Këshillit Gjyqsor se gazetarët nuk janë të informuar. Nga televizioni Telma, dje kanë kontaktuar gjysmë ore para se të arrestohet për ta pyetur se sipas disa burimeve edhe ai është pjesë e aksionit, ndërkaq ai ka thënë se nuk ka njohuri se ka të dyshuar nga Gjykata e tij.

Gjykata Themelore Shkupi-1 ka vendosur për këtë masë ngase sipas saj ka ekzistuar rreziku që ata të ikin, të pengojnë procedurën penale si dhe të frik që të mos e përsërisin veprën penale.

Njërit prej të dyshuarve i është shqiptuar dënimi burgim shtëpiak, ndërsa një person nuk është i kapshëm për organet e rendi dhe është lëshuar urdhëri për arrestimin e tij.

Dje, në aksionin policor “Goditja”, u arrestuan 11 persona, ndërsa aksioni policor u zhvillua në gjashtë lokacione.

Sipas policisë ata kanë vepruar si grup, ndërsa ngarkohen se për një periudhë të gjatë kanë bërë veprat penale “ Shoqërim për vepra kriminale”, “Fajde”, “Prodhim pa leje dhe lëshim në përdorim të lëndëve narkotike dhe substancave tjera”, “trafikim me emigrantë”, “Përpunim, mbajtje dhe tregti të palejuar me armë”, njofton Shenja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *