Zëdhënësi i OBSH-së: Vaksinë kundër Kovid- 19 për tre deri katër muaj

Zëdhënësi i OBSH-së: Vaksinë kundër Kovid- 19 për tre deri katër muaj

“Kërkimet klinike për vaksinën kundër koronavirusit të ri priten për tre deri në katër muaj”, ka thënë zëdhënësi iOrganizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tarik Jashareviq.

“Ekipe të ekspertëve nga mbarë bota janë angazhuar ditë e natë në këtë dhe misionet tjera të përbashkëta dhe besojmë se ajo do të jep rezultate”, ka thënë Jashareviq për “Veçernje novosti”.

Virusi i ri është problem global, ndërsa vaksina kundër saj është përpjekje globale të kemi mbështetje edhe nga Banka botërore dhe Koalicioni për inovacione në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse.

Qëllimi i të gjithëve është të gjendet vaksinë sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësi i OBSH-së.

Sipas tij, është vërtetuar nga struktura gjenetike e virusit se nuk vjen nga laboratori, ndërsa po rriten provat e lidhshmërisë së Kovid -19 me koronaviruse të njëjta që paraqiten te lakuriqët.

“Vetë fillimi i bartjes së virusit në njerëz tani është i paqartë.

Supozimi më i sigurt është se kafshë është bartës nga lakuriqë në njerëz”, ka thënë Jashareviq. Ai ka shtuar se OBSH është e inkurajuar nga rënia e vazhdueshme e numrit të pacientëve në Kinë, por edhe e shqetësuar nga numri i pacientëve në pjesë tjera të botës. “Veçmas shqetësojnë rastet pa lidhshmëri të qartë epidemiologjike”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *