Zënkë fizike mes dy banorëve të Gostivarit dhe një nga Çegrani

Zënkë fizike mes dy banorëve të Gostivarit dhe një nga Çegrani

Dje (11-shkurt) në orën 11:30 dhe në 14:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat B.K. (47) nga Gostivari dhe H.I. (26). dhe O.R. (30) nga Çegrani i Gostivarit, të cilët paraprakishtë në rrugën “Koço Zozi” në Gostivar, pas një zënke verbale mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht me njëri -tjetrin.

Sipas denoncimit personi B.K. gjatë konfrontimit kishte përdorë edhe një mjet të mprehtë dhe më pas me një mjet metalik kishte dëmtuar edhe automjetin e dy personave nga Çegrani.

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër personave të përfshirë do të përgaditen parashtresa adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *