Dje (18-shkurt) në ora 14.00, pjestarët e policisë nga SPB -Tetovë, në rrugën e “Strugës” në Tetovë, e kanë arrestuar 69-vjeçarin T.A. nga Gostivari, i cili e ka penguar hyrjen në zyrën e avokatit dhe është zënë verbalisht me avokatin, lidhur me disa dokumete, kurse më pas ka kundërshuar edhe urdhrat e policisë, që të largohet nga hyrja e zyrës.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe do të përgaditen parashtresa adekuate.