Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të zgjedhjet e pesta të parakohshme. Të drejtë vote kanë 1.814.614 qytetarë të rritur, të cilët do të votojnë në 3.48- vendvotime.

Këto zgjedhje ndahen nga zgjedhjet deri më tani të mbajtura në vend sepse organizohen në gjendje të pandemisë me koronavirusin, votimi për kategori të ndryshme të qytetarëve është tre ditë, ndërsa dita e sotme zgjedhore do të zgjasë dy orë më shumë se zakonisht dhe është shpallur ditë jo pune.

Vendvotimet në gjashtë njësi zgjedhore hapen në orën 7:00, ndërsa votimi përfundon në orën 21:00. Votohet për 15 parti politike dhe koalicione të cilatgjithsej kanë 1.578 kandidatë. Prej tyre, sipas statistikës së KSHZ-së 675 (42,78 për qind) janë gra, ndërsa 903 (57,22 për qind) janë burra.

Votimi është i fshehtë, me rrethimin e numrit rendor para bartësit të listës. Të gjithë të përfshirët në proces dhe qytetarët të cilët do të shkojnë në votim detyrimisht duhet t’i respektojnë masat parandaluese për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit, ndërsa ato janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës prej një metër deri në një metër e gjysmë, dezinfektim të duarve gjatë hyrjes dhe daljes nga vendvotimi.

Në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.814.613 votues. Në certifikatat e Listës zgjedhore janë regjistruar 1.729.189 persona. Personat të cilët janë zhvendosur ose punojnë jashtë vendit në certifikata të veçanta zgjedhore janë 83.054, ndërsa në listën e veçantë zgjedhore për personat në burg dhe në paraburgim janë regjistruar 1.657 votues, në shtëpitë e pleqve 357 dhe gjashtë persona llogariten si të zhvendosur brenda vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *