ZGJEDHJET DHE NJESITË ZGJEDHORE NË DIASPORE

ZGJEDHJET DHE NJESITË ZGJEDHORE NË DIASPORE

Ish kandidati për deputet Ismail Beluli nëpërmjet një shkrimi autorial ka përkrahur mendimin e subjekteve politike për tërheqjen e krejt Njesive Zgjedhore dhe zgjedhjes së deputetëve në Diaspore. Vota jonë është e barasvlefshme si edhe e gjithë qytetareve të Maqedonise ndaj të shfrytzohen të gjitha mundësit dhe të shkohet të votohet në Vendlindje ka shkruar Beluli. Beluli sqaron në detaje qëndrimin e tij përse duhet të tërhiqen njësitë zgjedhore të diasporës duke nxjerrë në shesh të gjitha dobësite dhe manipulimet që i bëhen procesit të votimit në diasporë.

Shkruan: Ismail Beluli – kandidat për deputet i Diasporës

 ” Zgjedhjet dhe njisit zgjedhore në Diasporë”

Shqiptarëve të Maqedonisë u vidhet Deputeti i Diasporës për Europë , Shqiptarët e Maqedonisë edhe po të fitojnë Deputet Shqiptarë ata Humbin – të gjithë në ditën e Votimit në mënyrë të organizuar dhe festive të shkojmë të Votojmë në Vendlindje
Të nderuar qytetarë, të nderuar votues ju që jepni mandatet për të qeverisur me vendin në Maqedoni e veçanërisht ju që quheni Diasporë.
Pra si që u pa haptas nga përgjimet që u publikuan para ca kohe në Republikën e Maqedonisë dhe krizës së thellë politike të vendit nën trusnin e opozitës Maqedonase dhe mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar u arrit marrëveshja e Përzhinos, nga ku shihet drita në fund të tunelit dhe labirinthi për të arritur deri te ajo pak dritë.
Nga këtu edhe pse të mbuluar me një cipë të pesimizmit për të çrrënjosur betonimin e kriminalitetit nuk mungojnë shpresat të drejtuara nga Prokuroria Speciale dhe ekipi i sajë, edhe pse akuzat eventuale që do të ngritshin do të jenë përsëri para Gjyqësisë dhe Gjykatësve që në saje të përgjimeve të publikuara i pamë se si janë zgjedhur dhe si i ka instaluar ky sistem apo më mirë thanë nga Shërbimi Sekret konkretisht puna do të niset nga Prokuroria Specijale, por duhet të merr Gjykimin Gjykata e rregullt, Gjykata ndaj të cilave po ashtu si edhe ndaj Prokurorisë së rregullt është humbur besimi, pra mungon edhe Gjykata Specijale sikurse edhe Prokuroria. Si do që të jetë të shpresojmë që Gjyqësia dhe Gjykatësit pa marr parasysh mënyrën se si kanë arritur që të zgjidhen të jenë kthjellur të kenë kuptuar rëndësinë dhe gjendjen në të cilën është sjell vendi dhe se duhet Gjykuar në bazë të Ligjit dhe në emër të Popullit, e jo në bazë të instruksioneve dhe në emër te atyre që i ka shty për me u zgjedh Gjykatës.
Si një element tjetër i kësaj Marrëveshje është edhe vendimi për Zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të organizohen në Prill të vitit të ardhshëm dhe faza përgatitore e ligjit dhe modelit Zgjedhor, grupet e punës të subjekteve politike pjesëmarrëse dhe nënshkrues të marrëveshjes këto ditë intensivisht po punojnë në përzgjedhjen e Sistemit dhe modelit më të përshtatshëm zgjedhor, sigurisht nuk janë të përafërta ende qëndrimet e palëve të cilat bazohen në kritere dhe njësi matëse të secilit nga këndvështrimi i vetë. Unë nuk do të ndalem në shumicën e pikave dhe kritereve, për përzgjedhjen e modelit dhe ndarjen e vendit në një, gjashtë, nëndë, në atë proporcional dhe me lista të hapura se me të vërtetë çdo një dije apo mendim duhet afruar arsyetim dhe argumentim i besueshëm se cili model do të ishte ma i mirë për popullatën Shqiptare në Maqedoni. Mendoj që duhet përfillur mendimi i përpunuar shkencërisht dhe me llogaritje të bazuara në argumente sepse është bazike sistemore dhe jo vetëm subjektive politike, por ajo që më tepër më nxiti që të shkruaj janë njësiti Zgjedhore në Diasporë.
Nisur nga përvoja që shijova si kandidat për deputet nga Njësia Zgjedhore numër 7 ku është përfshi Europa dhe Afrika, e ndjeva të udhës se mund të zbërthej ca gjëra që opinioni dhe besa edhe bukur dikush qe e quan veten se është mjaft i njohur me rregullativën e këtyre njësive zgjedhore dhe mënyrën e zgjedhjes, unë ju them se pak janë të kyçur në detaj.
Është absurditet dhe është qesharake një deputet i njësisë Zgjedhore numër 7 (Europa dhe Afrika) të përfaqësoj interesat e gjithë qytetarëve të Maqedonisë në Parlamentin e vendit, thënë truq për një mandat të një deputet se di a do të mbërrij ti regjistroje emrat e gjithë qyteteve të dy kontinenteve, e jo ti bien që një herë edhe të bashkëbisedoj me këta qytetarë për hallet, brengat dhe pse jo mendimet, përvojat dhe kontributin e tyre ta përcjell deri te organi Ligjdhënës.
Si do që të jetë Maqedonia në asnjërin prej mandateve nuk pat fat të zgjedh deputet Shqiptarë edhe pse logjikisht është e papranueshme bile edhe në Tanzani po të bësh pyetje se i cilit nacionalitet ka me qenë deputet i Diasporës për në Parlament të Maqedonisë pa u hamendur te thotë Shqiptarë. Edhe ne si Shqiptarë për një raport të tillë thellë kemi qenë të bindur, edhe pse këtë e pranojnë edhe qytetarët Maqedonas (çuditërisht për opinionin e gjerë deri në ditën e publikimit të përgjimeve nuk asht dijtur ) si fiton kandidat Maqedonas për të cilin do flasim pak ma vonë.
Unë dua të flas për arsyeshmerinë e nevojës Deputet i Diasporës, pavarësisht që është i etnikumit Maqedonas, bëj pyetje nëse e ka parë dikush këtë Deputet në Diasporë, a është ndier zëri këtij deputeti për diasporën në Parlament, apo në ndonjërin vend nga ku përfaqëson qytetarët e Maqedonisë, përgjigja është Jo, atëherë parashtrohet pyetja pse na duhet Deputeti i Diasporës.
Mos zgjedhja e Deputetit të Diasporës për Shqiptarët e Maqedonisë është humbje në përforcim të mandatit shqiptar për një mandat-votë, por angazhimi i qind për qind dhe radikal euforik për të fituar një mandat është përsëri humbje për Shqiptarët.
Si është e mundur nëse fitojmë një deputet në Diasporë të jetë humbje për Shqiptarët.
Këtu është esenca dhe njohja e rregullave paraprake të deri tashme të procedurës zgjedhore që është specifike në diasporë për të kuptuar pak më mirë po bëj një elaborim se si është votuar në Diasporë:
– Ka pas të drejt çdo qytetarë i Maqedonisë që plotëson kushtet sipas ligjit zgjedhor, dhe për momentin gjendet jashtë Maqedonisë me qëndrim të përkohshëm (më tepër se tre muaj) dhe i cili në afat ligjor 20 ditor nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, do të plotëson formularin e nënshkruar të drejtuar Komisionit Shtetëror Zgjedhor përmes (postës, postës elektronike, apo me dërgimin përmes përfaqësitë diplomatike,
Komisioni Shtetëror Zgjedhor është dashur brenda tre ditëve të sjellin vendim në bazë të Fletëparaqitjes së qytetarit-
Në çka është bazuar Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor se do të pranohet paraqitja e qytetarit për votim në përfaqësitë Konsulare Diplomatike apo do të refuzohet-
Për të kuptuar më duhet të sqaroj një dispozitë tjetër ekzistuese për ta kuptuar mënyrën si ka Vendosur Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në bazë të Fletëparaqitjes se qytetarit që të votoj në Diasporë-
(Në bazë të Ligjit për Evidencë dhe vendqëndrim çdo një qytetarë i Maqedonisë që e lëshon vendbanimin dhe duhet të qëndroj më tepër se tre muaj diku tjetër është i obliguar që organit përkatës që e mban këtë evidencë ta lajmëron vendin e rij të qëndrimit – për mos veprim sipas kësaj norme ka patur edhe sanksione edhe pse kurrë nuk janë vendosur në jetë dhe për atë arsye qytetarët tanë dhe nga mosnjohja por edhe nga neglizhenca nuk i janë përgjigjur kësaj dispozite që të evidentohen në këtë Evidencë Zyrtare nga organi Punëve të Brendshme) – Shkurt kjo Evidencë zyrtare që është përpiluar me vite të tëra ka përfshi :
– të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur dispozitës për paraqitje të vendbanimit (rast shumë i rrallë që është përdorë nga popullata shqiptare);
– ose në mënyrë spontane në rast se gjatë viteve është dashtë të realizon ndonjë shërbim si p.sh (Certifikatë të lindjes, Certifikatë të Kurorës, Pasaportë, apo ndonjë Vërtetim) përmes përfaqësisë Konzulare atëherë qytetari është regjistruar në këtë evidencë automatikisht pa e ditur ai fare.
Ku qëndron arsyeja që po mundohem me i sqaruar çka është kjo Evidencë Zyrtare sepse ka qenë shumë me rëndësi në përgatitjen e Listës Zgjedhore në Diasporë – Kjo Evidencë Zyrtare kurrë nuk ka qenë Transparente për ta kontrolluar veten se a është në atë evidencë apo jo, qytetari kurrë nuk pati qasje në të, bile po them që edhe shumë tjerë as që kanë dëgjuar ndonjëherë se mu kjo evidencë ka shërbyer si një ndër mënyrat për shkalitjen e qytetarëve Shqiptarë nga e drejta për Votim në Diasporë. Në bazë të kësaj Evidence, shumë kërkesa të qytetarëve u refuzuan që të jenë në listën Zgjedhore
– është përdorur si argument ku Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka mbështetur vendimin Pozitv, pra ka aprovuar paraqitjen e qytetarit dhe Negativ e ka hudhur paraqitjen nëse personi në fjalë nuk është në atë Evidencë Zyrtare edhe përkundra faktit që ka qenë në atë shtet mbi tridhjetë vjet,
– Në këtë rast po që se qytetari për arsye të mos njohjes se kësaj dispozite nuk është paraqitur dhe nuk gjendet në këtë Evidencë Zyrtare e cila kurrë nuk ka qenë transparente dhe e hapur, apo e publikuar që të këtë qasje çdo një qytetarë, është dashtë të bëhet edhe procedura për tu regjistruar në listën zgjedhore me një formular tjetër të cilit i është dashtë ti bashkëngjiten edhe dokumente shoqëruese tjera që argumentojnë qëndrimin tënd në shtetin ku je.
Kjo punë e neveritshme dhe e lodhshme për qytetarët ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm që një numër i madh të hezitojnë në mbushjen e këtyre formularëve dhe ti rezistojnë maltretimeve të punonjësve në përfaqësitë Diplomatike konzulare.
Ta kemi të qartë Formulari i paraqitjes ka nënkuptuar se unë filan fisteki do të votoj kësaj radhe për këto votime në Përfaqësinë Diplomatike të vendit ku jetoj e shpallur si Vend Votim
Kurse Formulari për Regjistrim kishte për qëllim që unë edhe përkundër Evidencës Zyrtare me argumentet që ju ofroj fotokopje dhe dëshmi tjera kërkoj të regjistrohem në Listën Zgjedhore për votim në Vendvotimin e shpallur në vendin ku unë jetoj,
Komisioni Shtetëror Zgjedhor – kur pranoi Fletëparaqitjen dhe emri i qytetarit nuk ishte në atë Evidencë të Zymtë Zyrtare, po i njëjti qytetar nuk kishte edhe Formularin për Regjistrim (Rastet më të shpeshta) të qytetarëve Shqiptarë, automatikisht i është Refuzuar e drejta për të Votuar në Diasporë dhe në numrin më të madh edhe nuk janë informuar se u janë refuzuar paraqitjet për të fituar të drejtën për Votim në Diasporë, e me këtë as që kanë qenë në Listën Zgjedhore për atë Vendvotim në Diasporë .
E kundërta nga Pranimi i Fletëparaqitjes dhe gjetjes së emrit në Evidencën Zyrtare, ose edhe pse është në Evidencën zyrtare por me Formularin tjetër për Regjistrim të shoqëruar me argumente Plotësuese (kopje të lejeve të qëndrimit) bie Vendim që personi në fjalë për këto Zgjedhje do të Voton në këtë Vendvotim d.m.th:
ky person tërhiqet nga lista zgjedhore në Vendlindje dhe hynë në listën zgjedhore në vendvotimin e caktuar në vendin ku jeton.
Pra këtu duhet kërkuar edhe operacioni burimi i makinacioneve për humbjen e Deputetit Shqiptarë gjatë përgatitjes së listës zgjedhore, mu këtu duhet të gjendet përgjigja si është e mundur të humbin Shqiptarët, nga këtu del edhe përgjigja në pyetjen që e shtrova pak ma lart se si është e mundur edhe me një fanatizëm radikal të fitojnë Deputetët Shqiptarë, por përsëri të jenë të humbur Shqiptarët.
Procesi i paraqitjes dhe i regjistrimit për Votim në Vendvotimet në Diasporë ka qenë thjeshtë një procedurë administrative dhe e lidhur me afate shumë të shkurta si procedura specifike, por shumë burokratike dhe formale, e shoqëruar me shumë pengesa dhe maltretime për dorëzim të sajë në përfaqësitë Diplomatike, shpesh duke i kushtëzuar dhe aktivistet vullnetarë që personat duhet çdo njeri personalisht të vij dhe ti dorëzoj.
1. Pra në prag fillon një përqindje e popullatës mos paraqet vullnet shkaku i formaliteteve dhe zvarritjeve e tërheqjeve,
2. Edhe përkundër përballjes me të gjitha maltretimet shkaku i plotësimit të formularëve me ndonjë gabim shkrimi, adrese apo radhitje hidhen si të pabaza,
3. Edhe pse procedura administrative ku organi duhej të lëshon vendim qoftë Pozitiv, qoftë negativ, dhe palës ti mundësohet edhe shfrytëzimi i mjeteve Juridike këtë procedurë nuk e zhvilluan fare ose përfunduan në sirtarët e pluhosura të zyrave të tyre,
4. Shumë të prekur që aplikimin për votim bën komplet familja, kurse në lista zgjedhore është pranuar vetëm Gruaja, apo vetëm Vajza dhe ky revoltim solli edhe abstenimin për të dal në votim edhe ata që ishin në listë,
5. Ngatërrimi i qëllimshëm i përpilimit të listave zgjedhore në vend që të del emri në listën Zgjedhore në Berlin i është nxjerrë në Munih,
6. Nga paraqitja përmes postes elektronike të të dhënave të grumbulluara nga qytetarët punë këtë që e realizuan aktivistet dhe shtabet që u formuan për të lehtësuar mu përmbushjen e këtyre formularëve (mblodhën të dhënat duke fotografuar dokumentet dhe përmes telefonave, Viber ,WatsUp, etj), Përmbushjen e formularëve dhe aplikimin e bënë në emër të qytetarëve aktivistët vullnetarë.
– Këtu ka ndodhur Prerja në palcë e të gjithë atyre që nuk janë regjistruar në listat votuese. Shtabet kanë bë Paraqitjen përmes postes elektronike dhe atë në grupe dhe në numër 100, 200 e më tepër aplikues, kurse nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor është marr në mënyrë selektive vetëm një dy nga lista, e të gjithë tjerët janë refuzuar por pa kthye përgjigjen apo vendimin ku jepet edhe udhëzimi për shfrytëzim të mjeteve juridike, edhe pse duhet pranuar se pak do të ishin edhe ata që do të shtyheshin edhe në Gjyqe.
– Nga kjo mënyrë e mospranimit sipas asaj se sa dokumenta dhe fotografi janë dërguar në shtabet e aktivistëve del se mbi 6000 (gjashtë mijë votues) Aplikime, shqiptarë të flaktë të interesuar për votim u refuzuan, kurse e kundërta komuniteti rom, ma tepër se gjysma pa shkrim lexim pa dokumentacion të rregullt të leje qëndrimit në botë të jashtme, të gjithë kanë qenë në listë d.m.th ata nuk kanë gabuar fare në procedurën e regjistrimit,
7. Kërcënimi dhe përvetësimi i komunitetit Musliman që flasin gjuhen maqedonishte në Venedik,
8. Përdorimi dhe futja në lojë e Pustecit,
9. Përbërja e listës në Beograd edhe nga serb vendas,
10. Shpallja e Vendvotimeve kundër dispozitave që një vendvotim të përfshijë deri në një mijë votues Lista Zgjedhor, kurse këtu kishte vendvotime edhe me mbi 4000 vetë si p.sh në Bernë dhe aty janë shkaktuar pritje të mëdha por kishte edhe nga ata që skan mundur të qëndrojnë dhe i kanë lëshuar radhët,
11. Joshja dhe stimulimi i Komunitetit Rom dhe Musliman,
12. Financimi i fushatës dhe organizim i transportit, dhe bartjen e shpenzimeve nga para publike,
13. Mos uniteti Politik i Diasporës dhe dalja me më shumë kandidat, kishte ndikim në popullatë dhe indiferencim dhe abstenim nga regjistrimi për Votim.

Pra kur të vëzhgosh kështu na del se na si Shqiptarë nuk mundemi të fitojmë Deputet në Europë, pala Maqedonase e ka dhënë maksimumin për regjistrim dhe mund të thuhet se aq asht ai numër 10000 dhjetë mijë votues, e kam fjalën Maqedonas për tanë Europën dmth i qind për qind trupi Votues , kurse te ne Shqipëtarët është shumë e qartë dhe të mos themi me shifra zyrtare por është e ditur se vetëm Shqiptarët në Zvicër të mobilizohen dhe të gjithë Maqedonasit në Europë, del se fiton pala Shqiptare.
Por ja që nga arsyet e përmendura më lartë përmendura nuk fitohet Deputet Shqiptarë, apo pastër me thënë kjo mundësi u vidhet Shqiptarëve në Europë.
Përgjigja në atë se edhe po të fitohet një Deputet Shqiptarë në Europë humbin Shqiptarët.
Gati se u zbërthye gjatë përshkrimit të më sipërm të mënyrës së paraqitjes së qytetarëve për Votim në Diasporë.
D.m.th qytetari që hyn në listën zgjedhore për votim në Diasporë me automatizëm tërhiqet nga Lista zgjedhore në vendlindje për këto Zgjedhje dhe paramendoni në kto kushte një mobilizim euforik radikal (që asht edhe i realizueshëm ) dhe grumbullojmë në Europë 40.000 (Katër dhjetë mijë votues sipas Ligit zgjidhet vetëm nji Deputet pra fitojm nji deputet Shqiptarë në Diasporë , por humb 30.000 (tridhjetëmijë votues të mundshëm për në vendlindje (po që se janë paraqitur në Diasporë për Votim atëherë nuk janë në listë për në vendlindje).
Një punë kaq e lodhshme i nënshtruar maltretimeve dhe rreziqeve, në pamundësi që të presësh ujin në krye të vijës, ndaj mendimin se është vetëm kërkesë për numër vote e jo edhe për ushtrimin e mirëfilltë të institucionit Deputet i Diasporës, në mos patje mundësi tjetër mendoj se na duhet të vazhdojmë të shkojmë në mënyrë të organizuar dhe festive në vendlindje në ditën e votimit dhe ta japim Votën ton atje deri sa nuk janë pjekur kushtet me votuar përmes postës, përfaqësive diplomatike, etj.
Pra, Maqedonia është ngutur si Biri para Babës me Deputetet e Diasporës ,në këtë mënyrë skanë bërë ballë as shtetet ma të forta në Regjion, janë shpenzime marramendëse për punë të kota vetëm zgjedhjet në Diasporë për tre Deputet kushtojnë gati sa Zgjedhjet në vend. Vetëm një shembull, në ditën e zgjedhjeve për në Pekin – Kinë shkojnë këshilli zgjedhor, vëzhgues, anëtar, zëvendës, paguajnë bileta aeroplani, kanë mëditje, hotel ushqim dhe aty votojë 7 (shtatë) deri tetë vet, personeli i përfaqësisë Diplomatike se ska tjerë qytetar të Maqedonis.
Mu për atë, përkrah mendimin e subjekteve politike për tërheqjen e krejt këtyre njisive Zgjedhore dhe zgjedhjes së deputetëve në Diaspor –Vota jonë asht e barasvlefshme si edhe e gjithë qytetarve të Maqedonis – Të shfrytzohen të gjitha mundsit dhe të shkohet të Votohet në Vendlindje .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *