Zgjedhjet lokale, Sela: Shqiptarët kësaj radhe BDI-së do t’ia japin goditjen që e meriton

Zgjedhjet lokale, Sela: Shqiptarët kësaj radhe BDI-së do t’ia japin goditjen që e meriton

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela pret që së bashku me partnerin e koalicionit, Alternativën në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti, t’i fitojnë të gjitha 9 komunat ePollogut.

“Pritet tona janë që te 6-ta, në zonën e Pollogut, vështirë që BDI do të marr ndonjë komunë. Aktaulisht në Pollog ata kanë dy komuna Teracën dhe Tetovën, Zhelinën nuk e kanë. Ne kemi tre Gostivarin, Bogovinën dhe Vrapçishtin ndërsa në Bërvenicë ne kemi më shumë këshilltarë. Prandaj them se BDI rrezikon në 6 – tëshe të mbetet pa asnjë komunë. Na mbetet edhe komunat urbane ne ti fitojmë dhe besoni se do të jenë befasi këto zgjedhje pasi BDI-ja është vërtetë edhe në krizë. Do ta marr goditjen që e meriton kësaj radhe nga shqiptarët”, deklaroi kreu i ASH-së Ziadin Sela në emisionin “Politica” në Tv Globi.

Ai tha se ASH dhe AAA janë në terren dhe punohet intesivisht për zgjedhjet lokale.

Në Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë ka gjasa të shkohet me krerët aktual, Arben Taravarin, Albon Xhemailin dhe Isen Shabanin, tha Sela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *