Zhvillimi i cilësisë së arsimit/ Komuna e Gostivarit nis prezentimin e planit aksionar nga shkolla teknike

Zhvillimi i cilësisë së arsimit/ Komuna e Gostivarit nis prezentimin e planit aksionar nga shkolla teknike

Përmes planit aksionar, shkollat e Gostivarit do të përmirësojnë cilësinë në arsim. Plani ka nisur si pilot projekt me Shkollën e Mesme Teknike ku është formuar grupë punues prej 15 personash. Plani i cili do të zgjasë një vit, përfshin përfaqësues të shkollës, mësimdhënës, nxënës, prind dhe përfaqsues të pushtetit lokal. Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim pranë Komunës së Gostivarit theksoi se përmes kësaj metode, më lehtë do të detektohen nevojat reale që i kanë shkollat dhe shtoi se plani është i koordinuar me atë të MASH.

Besir Saliu, drejtor i Shkollës së Mesem Teknike Komunale, nënvizoi se prioritet do t’i jepet ngritjes së cilësisë së mësmimit përmes këtij plani, duke filluar me infastrukturën që mësimi teorik dhe praktirk të avancohet.

Afrim Iljazi, moderator i planit, sqaron se shkollat duhet të kenë kërkesa që vërtetë u nevojiten. Projekti ka kohëzgjatje prej një viti tha ai, por me mundësi i njejti të vazhdohet në të ardhmen.

Pas shkollës teknike, e njejta nisëm e pushtetil lokal do të prezentohet edhe në shkollat e tjera të Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *