Ditën e djeshme rreth orës 10 e 50 minuta, në rrugën rajonale Gostivar – Gradec, në afërsi të fshatit Zubofcë, automejti i llojit “Fiat Punto” me regjistrim të Gostivarit, drejtuar nga F.A., 52 vjeçar nga Vërbjani është përplasur me një biçikletë e cila është drejtuar nga 18 vjeçarja D.J. nga Gallata.
Nga përplasja, 18 vjeçarja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin e Përgjithshëm “Fredi Murad” në Gostivar.
Në vendngjarje hetim ka kryer një ekip nga Departamenti për Punë të Brendshme të Gostivarit. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.