ZV. DREJTORI I ENTIT SHTETËROR PËR STATISTIKË, Z. ILMI SELAMI, NË VIZITË TE REIS ULEMAJA

ZV. DREJTORI I ENTIT SHTETËROR PËR STATISTIKË, Z. ILMI SELAMI, NË VIZITË TE REIS ULEMAJA

Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka pritur sot në takim zv. Drejtorin e Entit Shtetëror për Statistikë të RMV, z. Ilmi Selami, në shoqëri të Mufitut të Muftinisë së BFI – Shkup, Dr. Qenan ef. Ismaili dhe afaristit të mirënjohur të Shkupit Ismail Bajrami.

Zv. Drejtori e uroi Reis Ulemanë për zgjedhjen në krye të institucionit më të lartë fetar të vendit dhe i dëshiroi sukses e mbarësi në detyrë. Kryetari, po ashtu, e uroi zv. Drejtorin për detyrën me mjaft përgjegjësi që e ushtron.

Në takim, ata njoftuan njëri-tjetrin për punën dhe veprimtarinë e institucioneve përkatëse. Zv. Drejtori theksoi se është për t’u vleresuar ecuria e punëve në Bashkësinë Fetare Islame dhe qëndrimet e Reis Ulemasë për çështjet aktuale.

Në vazhim ai e njoftoi Kryetarin për rrjedhën e aktiviteteve përgatitore për organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave gjatë muajit prill të këtij viti. Për një regjistrim sa më të suksesshem, theksoi ai, nevojitet edhe përkrahja dhe ndihmesa që mund ta japë BFI-ja në informimin dhe animimin e popullatës brenda vendit dhe jashtë në mërgatë, ndihmesë kjo shumë e vlefshme që procesi i regjistrimit të arrijë deri te çdo qytetar apo shtetas i yni.

Reis Ulemaja e falënderoi Zv. Drejtorin Selami për këtë informim dhe i premtoi se do gjejnë te ai dhe BFI-ja mbështetje që ky proces të zhvillohet në formën më të mirë të mundshme dhe se ai dhe BFI si institucion do kontribuojnë me të gjitha format e mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *