Zëvëndësministrja plotësuese e MPB-së, Sllavjanka Petrovska sot, në suaza të aktiviteteve të saja punuese, do ta vizitojë Sketorin për Punë të Brendshme Tetovë, si dhe njësitë e tjera organizative në kompetencë të këtij Sektori për punë të brendshme (Gostivarin, Kamjanin, Zherovjanin).
Pas kësaj, është paraparë në ora 12,30 në SPB Tetovë zvëndësministrja plotësuese e MPB-së, Petrovska të prononcohet për mediat.
Ndryshe, që nga formimi i qeverisë teknike, Petrovska si kuadër i LSDM-së dhe ministri teknik Naqe Çulev nga radhët e VMRO-DPMNE-së, janë përplasur vazhdimisht për emërimet që bëhen në MPB.