LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut lider në rajon për paga më të ulëtat dhe varfëri të madhe!

Shkup, 13 korrik – Maqedonia e Veriut ka pagat më të ulëta në rajon, që nënkupton se 500 euro pagë mestarë, që vështirë se dikush i merr, nuk vlejnë asgjë në krahasim me ato të vendeve fqinjë. Mesatarja e Maqedonisë së Veriut është më e ulëta në krahasim me rajonin dhe një goditje shtesë në vlerë është inflacioni i lartë prej 14.5% që “ha” pagat e punëtorëve. Në anën tjetër qëndron edhe fakti që dy të tretat e punonjësve marrin paga shumë më të ulëta se mesatarja, shkruan PRESSonline.mk

Bosnja dhe Hercegovina është më mirë se Maqedonia e Veriut me pagë mesatare mbi 553 euro, ndërsa në Serbi është 620 euro. Shumë përpara Maqedonisë së V. janë kroatët, të cilët marrin një pagë mesatare prej 1000 euro, ndërsa paga mesatare neto në Slloveni është 1304 euro.

Paga mesatare neto në muajin prill në Maqedoni është 31.525 denarë. (511 euro). Në Bosnje dhe Hercegovinë, paga mesatare në prill është pak më shumë se 553 euro. Në Serbi është 620 euro, kurse sllovenët kanë marrë mbi 1300 euro.
Në kushte të tilla, është iluzion të bëhen krahasime me atë që një qytetar mesatar i Maqedonisë së Veriut mund të përballojë me pagën e tij mujore.

Disi mbijeton për ushqim, por për çdo gjë tjetër është pothuajse një mision i pamundur. Kinema, kulturë, madje edhe një koncert, të paktën tani për tani, shumica e qytetarëve mund ta ëndërrojnë. Veç kësaj, dëshpërues është fakti se në Maqedoninë e Veriut pagat nuk rriten paralelisht me koston e jetesës.

Pra, nuk është për t’u habitur që ne jemi lider në rajon dhe në fushën e varfërisë. Pothuajse 440.000 qytetarë mezi e mbijetojnë muajin, ndërsa 3% jetojnë në varfëri, me më pak se 100 denarë në ditë. Edhe 8% e të punësuarve dhe 7% e pensionistëve janë të varfër, shkruan PRESSonline.mk

Pagat më të larta në vend janë në sektorin e IT-së, duke kaluar 1000 euro. Nga ana tjetër, pagat më të ulëta marrin të punësuarit në sektorin e bujqësisë. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, nga afro 692 mijë të punësuar, 450 mijë persona kanë marrë pagë nën mesataren e vendit.

Statistikat, ndërkohë, janë të pamëshirshme. Kostoja e jetesës është më e lartë nga muaji në muaj dhe çmimet duket se e tregojnë këtë. Për shembull, vaji i gatimit është bërë më i shtrenjtë në një vit me 50%, buka me më shumë se 30%, mishi me 20% e kështu me radhë. Faturat e energjisë elektrike për një vit u rritën me 10%, ndërsa karburantet me 64%.(PRESSonline.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button