LajmeSport

Trincao lë Barcelonën për Sportingun

Francisco Trincao është pajtuar që ta lërë Barcelonën për Sportingun e Lisbonës.

Trincao do të huazohet fillimisht te skuadra portugeze e më pas Sportingu është i obliguar që ta blejë atë për 10 milionë euro.

Megjithatë, Barça do ta ketë mundësinë që ta rikthejë në skuadër Trincaon brenda tre vjetësh, siç është e rregulluar me marrëveshje, ka shkruar “football-espana” të mërkurën.

Futbollisti i krahut, Trincao, 22-vjeçar, ka luajtur në shtatë ndeshje për Portugalinë. Ai ka realizuar tri gola e dy asistime në 42 paraqitje për Barcelonën që prej vitit 2020.

e kaluar ishte i huazuar te Wolverhamptoni. Shënoi tri herë e pati një asistim.

© KOHA

Show More

Related Articles

Back to top button