LajmeSport

Barcelona më në fund paraqet ofertën për transferimin e Lewandowskit

Barcelona ka dorëzuar një ofertë të re prej 50 milionë euro për Robert Lewandowskin, teksa po kërkon të nënshkruajë më në fund një marrëveshje me superyllin e Bayern Munichut.

E ardhmja e sulmuesit polak ka dominuar afatin kalimtar të verës, por duket se saga mund të jetë drejt një përfundimi me gjigantët gjermanë që kërkojnë një marrëveshje të bëhet deri të shtunën, sipas raportimeve.

Barcelona deri më tani nuk ka qenë në gjendje të përmbushë kërkesat financiare të Bayernit për sulmuesin, i cili shënoi 50 gola në 46 paraqitje sezonin e kaluar.

Por, sipas gazetës franceze RMC Sport, Barcelona ka bërë një tjetër ofertë me vlerë 50 milionë euro për sulmuesin.

Xavi më në fund e mori anësorin Leeds, Raphinhan për 67 milionë euro dhe duket se do të mbajë edhe anësorin Ousmane Dembele me një marrëveshje të re afatgjatë në Nou Camp.

Por, ai e sheh Lewandowskin si pjesën e fundit të sulmit të tij të ri, që ai shpreson se do ta ndihmojë Barcelonën të luftojë titullin e La Ligas dhe të jetë më konkurrues në Evropë sezonin e ardhshëm.

Ish-ylli i Borussia Dortmundit tronditi gjigantët e Bundesligës në fund të sezonit të kaluar duke shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Allianz Arena pas tetë vitesh.

33-vjeçari është një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin botëror, por ka ngecur në një marrëveshje të re – me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij – dhe ka informuar shefat e klubit për dëshirën e tij për një sfidë të re.

Lewandowski u kthye në stërvitjet parasezonale me Bayernin të martën në mëngjes pasi komentet e tij për të ardhmen ngritën pikëpyetje nëse ai do të paraqitej. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button