Paris Saint-Germain po punon qysh tani për të rinovuar kontratën e Lionel Messi.
Messi kishte nënshkruar një kontratë me PSG kur largohej nga Barcelona. Ajo kontratë e sheh lojtarin pjesë të klubit deri në vitin 2023.
Megjithatë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi duket se ka besimin e bordit të PSG edhe për më shumë vite.
‘Marca’ shkruan se PSG i ka kërkuar lojtarit më të mirë në botë që të rinovojë kontratën e tij, përcjell lajmi.net. Oferta është për një qëndrim deri në vitin 2024.
Messi ka fokusin e tij te Kupa e Botës 2022 dhe bëhet e ditur se një përgjigje finale do t’i jepet parisienëve pas Katarit.
Leo është në kërkim të triumfit në Kupën e Botës, trofe ky që i mungon në kabinetin e tij.