Dje në ora 12:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues ndaj veturave të cilat transportojnë pasagjerë dhe në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar 32 persona (TE-27 dhe GV-5) të cilët nuk kanë pasur maska mbrojtëse që është një masë ende në fuqi e detyrueshme për parandalimin e përhapjes së“Covid-19”.
Për të gjithë janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të gjobiten me gjoba prej 20 euro në kundërvlerë në denarë. Këto kontrolle do të
intensifikohen edhe më shumë në periudhën e ardhshme.