Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nis të enjten debati për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, është shprehur i bindur se i njejti do të mbështetet nga shumica e deputetëve. Vetë ai ka thënë se do të votojë pro. Sa i përket fyerjeve kundër shqiptarëve nëpër protesta, Thaçi vlerëson se janë në dëm të protestuesve.
“E dëmtojnë veten. Janë popull i vogël. Duhet të kenë kujdes çfarë flasin”, u shpreh Thaçi.