LajmeMaqedoni

MPB apelon qytetarët: Nëse i shihni këta persona, lajmëroni policinë

MPB apelon qytetarët që nëse dikush njeh ndonjë nga autorët, si për shembull gjashtë personat nga fotot e publikuara, të cilët në datën 05.07.2022 u sollën dhunshëm gjatë protestës së paparalajmëruar, duke hedhur sende të forta në drejtim të kordonit të policisë dhe godinës së Kuvendit, ku mbetën të plagosur 47 policë, mund t’i denoncojnë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt policor.

Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon edhe një herë qytetarët që të mos lejohen të përfshihen në incidente të dhunshme, sepse do të merren masat më rigoroze dhe nuk do të tolerohet prishja e qetësisë dhe sigurisë.

Show More

Related Articles

Back to top button