Shkup, 15 korrik – Për 45 për qind është rritur numri i i rasteve aktive të Kovid-19 në vend nga e hëna deri dhe edhe pse nuk ka persona të vdekur gjatë kësaj jave. Pritet që sot Komisioni për sëmundje infektive të mbajë takim në të cilin do të diskutohet për situatën me koronavirusin në shtet.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë kryer 1.365 analiza, ndërsa janë regjistruar 494 raste të reja me KOVID-19 dhe 276 pacientë të shëruar.
Nga numri total i pozitivëve (494), janë regjistruar 105 riinfeksione. Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Sipas regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me KOVID-19, nuk është regjistruar asnjë person i vdekur nga “Termini im”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.094.710 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 317.634, numri i të shëruarve është 305.988, numri i të vdekurve është 9.337 dhe numri i rasteve aktive është 2.091.
Mbesin të vlejnë masat për mbajtje të obligueshme të maskës mbrojtëse në transportin publik, institucionet shëndetësore, farmacitë, institucionet për kujdesin e personave të moshuar dhe personave me aftësi të kufizuar.
Në vijim është edhe vaksinimi për dozën e katërt kundër Kovid-19. Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët mbi 18 vjet, në të gjitha pikat e vaksinimit pa caktim. Doza e katërt zbatohet me mPHA vaksinën “Fajzer” ose “Moderna”. Distanca nga doza e tretë deri në dozën e katërt rekomandohet të jetë të paktën katër muaj.