Cesc Fabregas do ta vazhdojë karrierën në Itali, por jo në elitë.
Mesfushori spanjoll do t’i bashkohet skuadrës nga Serie B, Como në një transferim falas, shkruan Gazeta Express.
Ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me ekipin italian, i cili sezonin e fundit u rendit në vendin e 13-të në Serie B.
Prej vitit 2019, Fabregas ishte pjesë e Monacos, ndërsa paraprakisht kishte luajtur për Arsenalin, Barcelonën dhe Chelsean.