LajmeMaqedoni

Nga mesnata çmime të reja të derivative të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,13% në raport me vendimin e datës 11.7.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 6,272 %, te nafta për 2,286 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,722 % dhe te mazuti për 3,656% .

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 3,00 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 16.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 102,50 (denarë/litër), Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 104,50 (denarë/litër), Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër), Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 98,00 (denarë/litër), Mazut М-1 SU 50,903 (denarë/kilogram).

Show More

Related Articles

Back to top button