Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve dhe me koordinim të SPB Veles, SPB Strumicë dhe Prokurorisë Themelore Publike Veles, më datën 14.07.2022 në ora 22:45 minuta në vendin e quajtur “Stara Mërdaja” në Dojran të Vjetër, nëpunës policorë të NJPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria G.SH. (43) nga Velesi. Ai dyshohet se më datën 09.07.2022 në kazino në Veles e ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime D.V.(46) nga Velesi, i cili më datën 13.07.2022 nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm Veles.
Pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se më datën 09.07.2022, D.V. me lëndime është transferuar në spitalin e Velesit dhe në bisedë zyrtare me nëpunësit policorë ka deklaruar se nuk i kujtohet se si i ka pësuar lëndimet, pas së cilës me vetëiniciativë e ka lëshuar spitalin. Më datën 13.07.2022 në shtëpinë e tij ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe përsëri është transferuar në spital ku ka ndërruar jetë. Pas urdhërit të Prokurorit Publik është kryer obduksion në trupin e të ndjerit dhe është konstatuar se vdekja ka ardhur si pasojë nga lëndimet e pësuara.
Pas ndërmarrjes së masave, janë kryer biseda me më shumë persona, si dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë, ku është konstatuar se kryerës i veprës është G.SH., i cili është gjetur në Dojran të Vjetër dhe është privuar nga liria.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me Prokurorinë Publike në Veles, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës