Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, u mbajt mbledhja e parë konstituive e Degës së BDI-së në Komunën e Zhelinës.
Në këtë mbledhje fillimisht në prani të Komisionit komunal zgjedhor, Kryetari i sapozgjedhur z.Emir Sulejmani, u ndau vërtetimet për marjen e mandatit të gjithë antarëve të Kryesisë së re të Degës.
Pas ndarjes së vërtetimeve, Kryesia e Degës vazhdoi me mbledhjen sipas rendit të ditës, ku u diskutuan të gjitha çështjet e rëndësishme dhe planet në të ardhmen.
Vlenë të theksohet se procesi i antarësimit do të vazhdon edhe më tutje dhe me këtë edhe paisja me kartela antarsie do të vazhdon edhe në periudhën në vazhdim.
Fryma pozitive dhe uniteti i gjithë antarëve mbizotronte në këtë mbledhje të parë konstituive.
Na priftë e mbara !