LajmeMaqedoni

Von der Leyen uron Maqedoninë e Veriut: Ishte një mundësi historike, ju e kapët atë

Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë integrimit të vendit në BE, por edhe Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.

 ‘Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj.’– shkruan, Von der Leyen.

Propozimi në Kuvendin maqedonas u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Deputetët e opozitë nuk morën pjesë në procesin e votimit. /gazetametro.net/

Show More

Related Articles

Back to top button