LajmeMaqedoni

Pagat e ulta dhe çmimet e larta, qytetarët: S’jetojmë, vetëm mbijetojmë

Shkup, 17 Korrik – Shpenzimet mujore për një familje po rriten vazhdimisht dhe në mënyrë drastike, pa u shoqëruar me rritje të edhe të rrogës mesatare për t’u bërë një balancim sadopak në buxhetin familjar. Edhe përskaj, rritjes së pagës minimale, rrogat mesatare vazhdojnë të ngelin larg vlerës së shpenzimeve mujore për një familje.

Dallimi mes një rroge mesatare dhe shportës konsumatore është diku rreth 9 mijë denarë. Rritja e çmimeve ka bërë që të rritet edhe vlera e shportës konsumatore, e cila tani është diku rreth 39 mijë denarë, e që duket se është e papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve.

Këtë situatë me çmimet e larta dhe me rrogat e ulëta, qytetarët e vlerësojnë si një situatë mbijetese. Apelojnë që shteti të merr masa.

“Është pak e vështirë, jo pak por shumë për familjarët, për gjendjen që tani ndodhemi. Kanë shkuar pak si shumë lart çmimet. Rrogat e ulëta, vonesat në rrogë, vonesa në pagesa. Mbijetojmë, nuk jetojmë por mbijetojmë.”, tha një qytetar.

“Rroga nuk del aspak, çmimet janë katastrofë dhe askush nuk ndërmerr masa për këtë punë.”, u spreh një qytetar.

“Çmimet janë rritur për pesë herë.”, tha një qytetar.

“Çmimet e larta katastrofë. Rroga nuk del as për 15 ditë.”, u spreh një qytetar.

Nga Lidhja e Sindikatave vazhdimisht kanë bërë thirrje me anë të protestave dhe grevës, që pagat të rriten në mënyrë lineare, në vlerë prej 2806 denarëve, për shkak të rritjes së çmimeve në treg.

Show More

Related Articles

Back to top button