LajmeSport

Barcelona do të shet disa titullar, për të marë sulmuesin e Milanit

Skuadra e Barcelona po kërkon të nënshkruajë me një yll të madh gjatë verës për të kthyer plotësisht fatin e tyre dhe Rafael Leao është njeriu që ka përfunduar në radarin e tyre.

Sipas Diario Sport, presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta po planifikon një numër shitjesh në verë për të mbledhur 200 milionë euro. Ky medium shton se pjesa më e madhe e këtyre parave do të përdoret për të nënshkruar me yllin e Milanit, Rafa Leao. Për të mbledhur para për nënshkrimin e Leaos, Barça mund të jetë e hapur për të shitur lojtarë si Zhull Kounde, Frenki De Jong dhe Ronald Arauho.

Barcelona gjithashtu do të shpresojë të nënshkruajë një mesfushor në verë për të mbuluar pozicionin e tyre në mesfushën mbrojtëse dhe largimin e mundshëm të De Jong. Vlera e Leaos në treg është rreth 150 milionë euro, por Barcelona do të shpresonte ta merrte atë për një tarifë më të vogël nëse bën një ofertë të mirë.

Raportet në Itali thonë se Leaos i ka ardhur fundi i ciklit të tij në Serie A dhe dëshiron të luajë jashtë vendit në Spanjë ose Angli.

Show More

Related Articles

Back to top button