Është vetëm sezoni i tij i parë, me “qytetarët” e Man. Sitit dhe nuk do të jetë i fundit. “Ylli” norvegjez i sulmit, Oskar Bob debutoi më 2 shtator, me fanellën e “gjigantëve” anglezë të futbollit, por duket se i ka mahintur jo pak këta të fundit, të cilët kanë vendosur t’i dhurojnë menjëherë një kontratë re.
Pavarësisht se është vetëm 20-vjeç dhe më 1 korrik të vitit të shkuar erdhi në skuadër, si prodhim i akademisë, së “qytetarëve”, Bob e ka treguar në fushën e blertë se di ta bëjë shumë mirë detyrën e tij, ku jo në pak raste ka qenë vendimtar me “Blutë” e Mançesterit.
Ndërkaq, duhet kujtuar edhe fakti, se Bobb konsiderohet si një talent shumë premtues, teksa kanë mjaftuar vetëm 2 gola e 2 asistime, në 16 sfidat e para, me kampionët në fuqi, të Evropës e Anglisë, që bordi i klubit t’i “dhurojë” një kontratë të re.