LajmeMaqedoni

Në gjimnazin e Dibrës, në vit të parë janë regjistruar vetëm 37 nxënës

Shkup, 19 korrik – Pas tre paraqitjeve nga afati i parë regjistrues i qershorit, në gjimnazin e Dibrës “28 Nëntori”, në vit të parë, kuota e paraparë prej 272 nxënësve është mbushur me vetëm 13,6 për qind, konfirmoi për MIA-n drejtori Ramadan Imeri.

Sipas tij, janë regjistruar 37 nxënës, prej tyre 14 për mësim në gjuhën maqedonase dhe 23 në gjuhën shqipe.

“Dëshiroj ta theksoj faktin se kemi mbi 100 nxënës të cilët dëshirojnë të regjistrohen në gjimnazin tonë, por, problemi ishte regjistrimi onlajn. Presim udhëzime nga MASH-i se si të veprojmë më tutje. Propozova që regjistrimi të jetë si vitet e kaluara, me parashtrim të drejtpërdrejtë të paraqitjeve. Jam i bindur se do të hasim në mirëkuptim”, shton Imeri.

Show More

Related Articles

Back to top button