Ndërmarrjet Komunale Publike janë nën kompetencë të pushtetit vendor, dhe nuk duhet të kërkojnë ndihmë nga qeveria për krizën energjetike.
Kështu deklaroi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, i cili theksoi se komunat është dashur të bëjnë rishikimin e buxhetit dhe të ridestinonnë një pjesë të shpenzimeve për faturat në rritje të energjisë elektrike.
Bytyqi tha se askush nuk duhet të presë ndihmë nga qeveria kur ata veprojnë gabimisht në planifikimin e fondeve gjatë vitit. Ndërmarrjet komunale kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të shërbimeve të tyre, nëse pushteti qendror nuk u jep ndihmë financiare.
“Nuk mund të lejojmë në një kohë kur do të jetë vështirë, atëherë ta harrojmë decentralizimin fiskal, dhe kompetencat e decentralizuara. Dhe le t’i kërkojmë pushtetit qendror të reagojë. Dhe në të njëjtën kohë pushteti vendor, që është përgjegjësia e tyre parësore, ofrimi i shërbimeve komunale, të thotë se nuk janë kompetentë”, tha Fatmir Bytyqi -Zëvendës Kryeministër për Ekonomi.