Nga sot vendi është prekur nga temperaturat e larta të fazës së portokalltë. Prandaj, Qeveria miratoi rekomandime për lirimin nga puna të grave shtatzëna dhe të sëmurëve kronikë.
Në kopshte rekomandohet të mos ushtrohet aktivitet fizik në ambient të hapur dhe të mos nxirren fëmijët jashtë nga ora 11 deri në orën 17. Punëdhënësit t’i respektojnë detyrimet ligjore në drejtim të disa proceseve teknologjike dhe prodhuese, të cilat paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve.
U bëhet apel edhe qytetarëve që të lëvizin me kujdes në pyje dhe të shmangin veprimet të cilat në ambient të hapur mund të shkaktojnë zjarr.