Procesi filloi para dy ditëve më 19 korrik 2022, është një përcaktim i jonë strategjik që nga pavarësia e vendit tonë, 17 vite pas marrjes së statusit kandidat, kështu u shpreh zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, derisa sqaroi për opinionin se çka në fakt paraqet skriningu.
“Skriningu është një prezantim analitik i gjendjes në vendin kandidat për anëtarësim në Union, gjegjësisht harmonizimi me të drejtën e Unionit Evropian dhe gjithashtu niveli i harmonizimit në implementimin e tij. Do të thoja operacion teknik dhe formal që e kryen Komisioni Evropian që është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme që të marrim një kontroll të qartë se ku gjendemi dhe çka duhet të bëjmë në vitet që pasojnë”, deklaroi Bojan Mariçiq, zv. Kryeministër për Çështje Evropiane.