LajmeMaqedoni

Nikollovski: Operatorët kabllor të kompensojnë mediat për transmetimin

Qeveria fton operatorët kabllorë të respektojnë detyrimin ligjor ndaj mediave për t’i kompensuar për transmetimin e përmbajtjeve të tyre. Sipas zv.kryeministrit Nikollovski, pirateria është e patolerueshme kurse e drejta autoriale dhe intelektuale duhet respektuar. Operatorët kabllorë zgjedhin të transmetojnë përmbajtjet e mediave nacionale, pa i kompensuar.

“Operatorët kabllorë e kanë patjetër t’i respektojnë detyrimet ligjore. Ligji është shumë I qartë dhe thotë se televizionet nacionale duhet të kenë marrëveshje për kompensim me operatorët kabllor gjë që është e logjikshme sepse qytetarët që të shohin televizor i paguajnë operatorët kabllor dhe një pjesë të këtij kompensimi operatorët duhet t’ua japin televizioneve, ashtu siç i paguajnë edhe kanalet e huaja që i transmetojnë. Pjesa e dytë, sa i takon piraterisë, është absolutisht e patolerueshme dhe në ligj shkruan shumë qartë se duhet të ketë marrëveshje të qarta për mbrojtjen e të drejtës intelektuale dhe autoriale për të gjitha kanalet që emitohen në publik pore dhe për incizimin ose ritransmetimin e tyre”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit. /Alsat.mk

 

Show More

Related Articles

Back to top button