Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ndeshja Valmeria – Shkëndija do të trasnmetohet LIVE në sheshin e Tetovës.
“Valmiera vs SHKËNDIJA, DREJTPËRDREJTË në sheshin e qytetit tonë!
Në pamundësi të jemi afër, komuna e Tetovës organizon shikimin e ndeshjes Valmiera- Shkëndija në Sheshin “ILIRIA” e vlefshme për garat europiane “Uefa Conference League” rrethi i dytë me fillim nga ora 17:00.
Të gjithë bashkë për ekipin e zemrës sonë!
#forcaSHKËNDIJA ❤️🖤” ka shkruar Kasami në FB.