LajmeMaqedoni

ASH: Agjenda e qelbur e goditi edhe njëherë Dibrën

Deponia në qytetin e Dibrës vazhdon të mbetet një problem i madh dhe ende i pazgjidhur. Nga deponia qendra e Dibrës është veç 1 kilometër larg, dhe banorët nuk e fshehin drojën për ajrin e ndotur që po thithin, sidomos në ditët e nxehta të verës ku rreziku për përhapje të infeksioneve është edhe më i madh, shkruan InfoShqip.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët Dega Dibër, ku shprehet se: Agjenda e qelbur e goditi edhe një herë Dibrën. Deponia ilegale e cila kundërmon me vite është bërë tanimë sinonim i udhëheqësisë komunale dhe partisë në pushtet, BDI, por djegia e së njëjtës po rrezikon drejtpërdrejtë jetën e banorëve.

Në vazhdim postimi i plote i ASH, Dega- Dibër:

“Agjenda e qelbur e goditi edhe një herë Dibrën. Deponia ilegale e cila kundërmon me vite është bërë tanimë sinonim i udhëheqësisë komunale dhe partisë në pushtet, BDI, por djegia e së njëjtës po rrezikon drejtpërdrejtë jetën e banorëve.

Kështu e trajtojnë Dibrën ata që e vodhën legjitimitetin dhe e ndryshuan vullnetin e dibranëve. Në vend se t’i zgjidhin problemet, ata krijojnë probleme të reja. Ata që në fushatë dolën me agjendë të gjelbër, sot po na qelbin qytetin dhe fshatrat tona pa fije përgjegjësie.

Tanimë të gjithë qytetarët e dinë se deponia që po digjet në Dibër është vetëm pasojë e këtij sistemi që është qelbur nga koka, që nuk mund të përmirësohen, por vetëm duhet të largohen krejtësisht për të shpëtuar nga ndonjë fatkeqësi më e madhe siç kanë dëshmuar se dinë të shkaktojnë vetëm këta pushtetarë.

Aleanca për Shqiptarët – Dibër” – përfundon ASH./InfoShqip.com/

Show More

Related Articles

Back to top button