Mesfushori i Barcelonës, Marc Bernal, do të jetë jashtë fushave të blerta, të paktën për një vit.
Klubi katalanas, ka njoftuar këtë të martë, se lojtari iu nënshtrua operacionit, i cili kaloi me sukses.
Bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, si këputja e ligamenteve në gjurin e majtë dhe ishte e pamundur për të shmangur operacionin.
Barcelona njoftoi se Bernal do të jetë jashtë për të paktën një vit, nëse rikuperimi shkon sipas parashikimeve.
Mesfushori me tipare mbrojtëse, u dëmtua në ndeshjen e kampionatit ndaj Rayo Vallecano, ku katalanasit triumfuan 2-1. /tvklan.al