LajmeMaqedoni

A do të ketë zgjedhje në tri komuna?! Të mërkurën do të dihet nëse pushteti ka shumicën prej 2/3-ve

Nga e mërkura do të jetë më e qartë nëse do të organizohen zgjedhje të parakohshme lokale në komunat Gostivar, Aerodrom dhe Saraj, por edhe nëse shumica ka arritur të sigurojë 80 vota “PËR”. Së  shpejti para deputetëve do të gjenden ndryshimet ligjore që do të bënin të mundur që u.d. kryetar komune të vazhdojnë të menaxhojnë komunat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Megjithatë, përveç shumicës prej dy të tretash, për këto ndryshime nevojitet edhe shumica e Badenterit.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski thotë se do të ndërtohet qëndrim në nivel të partisë dhe se deri nesër pritet që i njëjti të kumtohet në publik. Tani për tani në publik nuk është kumtuar as qëndrimi i BDI-së, partia prej ku vjen kryetari i Sarajit, ndërsa nga kjo parti një kohë më parë njoftuan se do të prononcohen pasi ndryshmet të vendosen në Kuvend. Paraprakisht deputetët e FE-së, saktësisht nga ASH, krahu i Ziadin Selës, theksuan se nuk do të përkrahin një ligj që shkon në favor vetëm të Arben Taravarit.

Propozim ndryshimet i nënshkruan koordinatorët e shumicës, Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE, Halil Snopçe nga VLEN dhe Boban Karapejovski nga ZNAM, dhe janë dorëzuar me procedurë të shkurtër. Tema u bë aktuale pasi kryetari i Gostivarit, Arben Taravari u bë ministër i shëndetësisë, Timço Mucunski nga komuna e Aerodromit u emërua ministër i jashtëm, ndërsa kreu i Sarajit, Blerim Bexheti nga BDI, karrierën e vazhdoi si deputet. Një kohë më parë kryeministri Hristijan Mickoski tha se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe se jozyrtarisht e ka përkrahjen e mbi 80 deputetëve.

 

Show More

Related Articles

Back to top button