LajmeMaqedoni

45 për qind e legjislacionit të Maqedonisë së Veriut është harmonizuar me atë të BE-së

Deri më tani 45 për qind e legjislacionit të Maqedonisë së Veriut është harmonizuar me atë të BE-së. Skriningu nëpër klasterë dhe kapituj zyrtarisht fillon më 15 shtator dhe pritet që ai të përfundojë deri në nëntor të vitit 2023, shkruan PRESSonline.mk

Maqedonia e Veriut në vitin 2018 dhe 2019 kaloi një fazë të takimeve shpjeguese dhe përgatitore për të 33 kapitujt përpara se të shpallej metodologjia e re për zgjerimin e BE-së dhe gjatë kësaj periudhe Komisioni Evropian i prezantoi mbi 8000 akte, në të cilat përpunojnë rreth 2000 nga nëpunësit tanë civilë.

“Nëse Serbia dhe Mali i Zi negociojnë për 10 vjet, dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po fillojnë tani, duhet të kemi një motiv për të ardhur afërsisht në të njëjtin nivel të fazës së kapitujve të hapur dhe të mbyllur, në mënyrë që të shpresojmë që të kemi një shans për të hyrë së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi kur dhe të jetë zgjerimi i parë i mëpasshëm i BE-së”, deklaroi Bojan Mariçiç- zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Lidhur me kushtin e dytë për vazhdimin e procesit negociues nëpër klasterë dhe kapituj me të cilat në Preambulën e Kushtetutës duhet t’i përfshijmë bullgarët dhe komunitetet tjera të interesuara, zëvendëskryeministri theksoi se për këtë Qeveria akoma nuk ka përcaktuar kalendar apo dinamikë për ndryshimet kushtetuese, por theksoi se prej Maqedonisë së Veriut varet nëse pas përfundimit të skriningut do të ndalemi këtu ose do të vazhdojmë me negociatat.

Ai potencoi se ideja është që për këtë proces të zhvillohet debat i hapur dhe publik, me përfshirjen e faktorëve të angazhuar për zbatimin e ndryshimeve, si dhe të përfaqësuesve të komuniteteve që duhet të përfshihen në Kushtetutë.
“Nuk kemi afat për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, ndërsa data nëntor 2023 është vërtetuar si hark kohor për përfundimin e skriningut dhe madje nëse deri atëherë përfundojnë të gjitha skriningjet, miratohen raportet e Këshillit të BE-së dhe përcaktohen standardet për hapjen e klasterëve, që të shkojmë në fazën tjetër duhet ta përfundojmë ndryshimin e Kushtetutës”, nënvizoi Mariçiç.

Në anën tjetër opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE kundërshton ndryshimet kushtetuese dhe futjen e bullgarëve në të, dhe ka paralajmëruar referendum kundër ndryshimeve Kushtetuese.(PRESSonline.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button