BotaLajme

Izraeli, luftime intensive në jug Libanit

Izraeli tha se trupat e tij kanë nisur një operacion “të shënjestruar dhe preciz” tokësor në jug të Libanit, që ka në shënjestër Hezbollahun. Ushtria izraelite u bëri thirrje njerëzve që të mos hyjnë në zonën në jug të lumit Litani ku janë dhjetëra qyteza dhe fshatra afër kufirit me Izraelin. Ndërkaq, ushtria e Libanit tha se ka ridislokuar trupa në disa pika vëzhguese përgjatë kufirit me Izraelin. Ushtria libaneze nuk dha detaje se ku i ka vendosur trupat, por tha se po koordinohet me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, që janë të dislokuar përgjatë zonës kufitare. Po ashtu, ushtria libaneze mohoi raportimet se trupat janë zhvendosur disa kilometra larg kufirit. Izraeli nisi operacionin tokësor pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara në mes të frikës se një veprim i tillë do të mund të nxjerrë jashtë kontrollit ngjarjet në Lindjen e Mesme. Pavarësisht thirrjeve nga e mbarë bota për uljen e tensioneve, Izraeli është zotuar se do të mbajë presionin ndaj Hezbollahut dhe ka shpallur një zonë ushtarake në disa pjesë të kufirit të tij verior me Libanin. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button